Enca poston përsëri foto provokuese nga shtrati!

27 tetor 2022 | 10:57

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Enca shpesh poston foto dhe video shumë provokuese në Instagram dhe mund të themi se vazhdon të bëjë shumë bujë, ashtu siç vetë ajo di. Ditët e fundit këngëtarja është bërë shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar foto me të brendshme ashtu siç kanë qenë edhe ato të ditës së sotme, ku ka pozuar nga shtrati dhe ka shkruar:

Pak ditë më parë Enca festoi ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar me një video të postuar në Instagramin e saj. Në video ajo shfaqet e mbuluar me peshqir në një ambjent ngjyrë rozë dhe përballë saj ndodhet një tort dhe disa qirinj.

Enca njihet për deklaratat e saj të fuqishme që gjithmonë bëjnë shumë bujë, duke trazuar rrjetin e një ndër to ka qenë edhe kjo e fundit, e cila në momentin e parë ka marrë një tjetër kontekst. Këngëtarja me anë të një postimi në Instastory ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë mama, por jo e një bebeje por e një qenushi. Enca dëshiron të ketë një qenush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një veturë në Leposaviq të Kosovës, që sapo kishte konvertuar…