Enca tallet me albumin e Dafina Zeqirit

28 gusht 2021 | 22:34

Enca tallet me albumin e Dafina Zeqirit, fotografohet me një kec.

Para disa ditësh, këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri publikoi të gjitha imazhet e kopertinës ë albumit të saj më të ri, “Dafinë Moj’.

Ajo është shfaqur në imazhet e publikuara brenda një fushe me dele, ku në dorë mban një qengj të vogël.

I gjithë koncepti i kësaj fotografie është dashuria që çdo nënë ka për fëmijën e saj.

Mirëpo, veç fansave të cilët e kanë pëlqyer shumë zgjedhjen e këngëtares, edhe artistë të tjerë kanë reaguar rreth kësaj zgjedhjeje.

Enca para disa minutash publikoi në Instastory një foto ku shfaqet me një qengj në kah, në të njëjtin pozicion si Dafina.

“Foto për albumin tim ‘Encë moj’, ka shkruar Enca me shaka përmbi foto dhe ka etiketuar Dafinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë ndodh që prokurorët të ngrenë aktakuzë edhe ndaj…