Ende asnjë gjurmë nga dy policët e zhdukur, kërkimet vazhdojnë

02 maj 2018 | 17:28

Janë duke vazhduar kërkimet për dy policët të cilët janë aksidentuar të shtunën në mbrëmje, konkretisht në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

Nga afër kërkimet janë duke i përcjellë ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ai i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrustem Berisha, si dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Në vendin ku janë duke u bërë kërkimet pritet që të vijë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Sipas versionit zyrtar të Policisë, Malsor Dashi dhe Armend Trena më 28 prill janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, të vendi i quajtur “Kulla e Qeshmës” dhe që nga ajo datë rezultojnë të zhdukur.

Vetura me të cilën ishin duke udhëtuar dy policët është nxjerrë nga uji i lumit Lepenc që natën e parë, por që as pas pesë ditë kërkimi nuk ka asnjë gjurmë të dy policëve./Kosovapress/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya…