Ende nuk dihet data se kur Lajçaku do ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin

08 qershor 2020 | 11:52

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, planifikon të marrë rrugë drejtë të Prishtinës dhe Beogradit qysh në mundësinë e parë.

“Lajçaku planifikon të udhëtojë drejt Kosovës dhe Serbisë sapo të krijohen kushtet që lejojnë diskutimin e modaliteteve për rikthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të gjitha palët”, ka bërë me dije Zyra e Lajçakut për “Klan Kosovën”.

Kjo zyre ka bërë me dije se nuk ka një datë të saktë se kur Lajçaku do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special, Miroslav Lajcak, po shohin bashkërisht bashkëpunim me Qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti drejt përparimin në marrëdhëniet BE-Kosovë. Pandemia e koronavirusit dhe pasojat e saj do të jenë sfidë e përbashkët. Ne duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën evropiane. Një rinisje e shpejtë e dialogut Beograd-Prishtinë e lehtësuar nga BE-ja është kyçe për normalizimin gjithëpërfshirës në marrëdhëniet me Serbinë”.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët e saj”, ka thënë Zyra e Lajçakut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku,…