Endrit Shala: S’ka kush që na ndal

27 shtator 2019 | 18:16

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Endrit Shala, pas tubimit elektoral në Shtime, ka thënë se nuk ka kush e ndal fitoren e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Ai ka thënë se Qeveria e Nismës Socialdemokrate do ua zgjasë dorën e shtetit secilit qytetar, në secilin cep të Kosovës.

“Qyteti i Shtimes aq i vogël na befasoi me kaq shumë përkrahës që erdhën sot, na takuan dhe i thanë ‘PO’ projektit tonë #bashkëpërshtetin. Me kryetarin Fatmir Limaj dhe me të gjithë anëtarët e Nismës Socialdemokrate që ishim bashkë në Shtime, u zotuam se do ju dalim krah qytetarëve të kësaj komune, që janë harruar nga pushteti. Qeveria e Nismës Socialdemokrate do u zgjasë dorën e shtetit secilit qytetar, në secilin cep të Kosovës. Faleminderit Shtime për entuziazmin që na dhuruat sonte. Shihemi në fitore”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 19 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 16 people, crowd

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit i ka parashtruar Gjykatës Themelore në Prishtinë…