Endriti poston foto kur Hashim Thaçi ishte operuar në QKUK: Krenarë me mjekët tanë

03 nëntor 2022 | 13:02

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar gjithashtu pas lajmeve për operimin e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani, në një spital privat.

Endriti ka postuar një fotografi në rrjete sociale në kohën kur babai i tij, Hashim Thaçi i ishte nënshtruar një operimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Krenar me mjekët tanë. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre!”, ka shkruar Endriti në foton e publikuar.

Për operimin e Thaçit në pandemi, më saktësisht në prill të vitit 2020 ishte lëshuar edhe një komunikatë për media ku ishte treguar se ai i ishte nënshtruar një intervenimi endourologjik në Klinikën e Urologjisë në ShSKUK.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor profesional”, ishte thënë në komunikatë.

Kujtojmë se operimi i presidentes Osmani në spital privat ka nxitur mjaft shumë reagime në opinionin publik, ndërsa ndaj anashkalimit që i ka bërë institucioneve publike shëndetësore kanë reaguar edhe nga Klinika e Kirurgjisë në QKUK duke bërë të ditur se intervenimi të cilit i është nënshtruar presidentja Osmani, kryhet edhe në këtë klinikë që nga viti 1999.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është sulmuar stacioni policor…