
Engeli i reagon Trumpit: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, jo ju
Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale disa herë ka përmendur Kosovën dhe marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur me Serbinë.
Në një tubim në Nebraska, i pari i Amerikës tha se ka ndalur luftën 400-vjeçare mes të dyja vendeve.
Ndaj deklaratave të Trumpit ka reaguar kongresmeni demokrat, Eliot Engel.
Engel në “Twitter” ka shkruar se Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë, përkatësisht në vitin 1999.
“I dashuri president, Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë më 1999. Ju nuk i keni dhënë fund asaj (lufte), President. Bill Clinton dhe NATO e bënë këtë”, ka shkruar Engel.
Dear President @realDonaldTrump,
The #Kosovo War ended over two decades ago, in 1999.
You didn’t end it.
President @BillClinton and @NATO did.
Sincerely,
Chairman @RepEliotEngelhttps://t.co/HEA9cay0XG
— House Foreign Affairs Committee Dems (@HouseForeign) October 30, 2020