Rreth 60 nxënës dhe 70 mësimëdhënës të infektuar me Covid

31 tetor 2020 | 10:27

Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit, ka bërë që 64 nxënës dhe 70 mësimdhënës (personel aktiv) të preken nga ky virus si dhe 15 shkolla të kalojnë në skenarin C, të mësimit online.

Diellza Kukaj, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh), njëherësh edhe këshilltare e ministrit Ramë Likaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se deri më tani shkollat janë duke i respektuar udhëzimet e MASh-it, të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK).

Sipas saj, komuna më e prekur sa i përket rasteve me Covid-19, në institucionet arsimore është Prishtina.

“Nga raporti i fundit i gjeneruar nga moduli për regjistrimin e rasteve me Covid-19 në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës janë raportuar gjithsej 64 nxënës  dhe 70 mësimdhënës/personel aktiv me Covid-19. Komuna me më së shumti raste të të infektuarve është Prishtina. Deri më tani shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH, MSH, dhe IKSHPK. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh për organizimin e mësimit në kushte pandemie, dhe protokolin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e dytë në Superligën e Kosovës në basketboll do…