Engeli i reagon Trumpit: Luftës së Kosovës i dhanë fund Clinton dhe NATO, jo ju

31 tetor 2020 | 10:34

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë fushatës së tij presidenciale disa herë ka përmendur Kosovën dhe marrëveshjen e 4 shtatorit të arritur me Serbinë.

Në një tubim në Nebraska, i pari i Amerikës tha se ka ndalur luftën 400-vjeçare mes të dyja vendeve.

Ndaj deklaratave të Trumpit ka reaguar kongresmeni demokrat, Eliot Engel.

Engel në “Twitter” ka shkruar se Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë, përkatësisht në vitin 1999.

“I dashuri president, Donald Trump. Lufta e Kosovës ka përfunduar dy dekada më parë më 1999. Ju nuk i keni dhënë fund asaj (lufte), President. Bill Clinton dhe NATO e bënë këtë”, ka shkruar Engel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit,…