Engeli: Shokuese që askush nuk u dënua për krimet në Kosovë

30 prill 2019 | 18:06

Eliot Engel, drejtues e Komitetit për Punë të Jashme në Kongresin Amerikan, ka thënë sot se është shokuese se si askush nuk u dënua për krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Kongresmeni Engel, që sot ka ftuar të dëshmojnë në Komitetit për Punë të Jashtme, ish-presidenten, Atifete Jahjaga, viktimën e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, dhe Ilir Bytyqi, i cili është vëllai i tre dëshmorëve Yll, Agron e Mehmet Bytyqi.

Engel ka thënë se është padrejtësi e madhe fakti që akoma askush nuk u dënua për mijëra krime në Kosovë.

“Është shokuese që kurrë askush nuk u dënua për krimet në Kosovë”, është shprehur kongresmeni Engel.

“Beogradi është përgjegjës edhe për dhunimin e 20 mijë grave. Raporti i The Human Rights thotë se përdhunimet kanë qenë të pranishme në Kosovë dhe si armë e luftës për spastrim etnik. Përdhunimet nuk kanë qenë individuale por mjete të qëllimshme për të terrorizuar popullatën civile. Dhunimet ishin metodë për t’i përzënë shqiptarët nga Kosova. 20 vjet më pas pak është bërë që të vihet drejtësia. Asgjë nuk është bërë që të sigurohet drejtësi për viktimat”, ka thënë Engel.

“Nuk është arritur më shumë për drejtësi ndaj viktimave që kanë vuajtur nga ushtria e Sllobodan Millosheviqit. Ne mendojmë që aleatët kanë mundur të bëjnë më shumë për të sjellë drejtësi. Nuk është bërë asgjë ndaj serbëve që kanë bërë krime”, është shprehur Engel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar Rregulloren Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen…