
Enrique: Jam i brengosur për ndeshjen me Kosovën
29 mars 2021
| 13:08
Kombëtarja e Spanjës ndeshjen e radhës kualifikuese do ta zhvillon kundër Kosovës. Trajneri Luis Enrique ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, pasi përballjet ndaj kombëtarëve të vogla po dalin me problematike.
“Jam shumë i brengosur për ndeshjen (me Kosovën), shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik…por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, ka thënë Enrique.
Spanja mban vendin e dytë në Grupin B me katër pikë, dy më pak se liderja Suedia, pas dy ndeshjeve.