Nisin përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid

29 mars 2021 | 12:47

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur përgatitjet për shpërndarjen e vaksinës anti-Covid, e cila ka arritur mbrëmë në Kosovë.

Me këtë rast, qytetarët kanë nisur të interesohen për marrjen e vaksinave.

Xhevdet Lekaj,  i cili ka ardhur për ta marrë vaksinën, ka thënë se nuk është mirë me shëndet dhe se ka shkuar tek salla “1 Tetori”, por nuk ka marrë asnjë informacion në lidhje me vaksinimin.

Në sallën “1 Tetori” ka shkuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektivë, Izet Sadiku, i cili ka thënë se janë duke biseduar që vaksinimi për profesionistët shëndetësor të kësaj klinike të fillojë nesër (e mratë), por në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se aktualisht në këtë klinik janë të mbushura kapacitete spitalore.

Nga salla “1 Tetori” është parë duke dalë edhe doktoresha nga OBSh-së, Isme Humolli.  Ajo nuk ka pranuar të jap detaje rreth çështjes së vaksinimit. Aktualisht “Kosovapress” është duke qëndruar para hyrjes së sallës “1 Tetori”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (ShSKUK) ka njoftuar të hënën…