Enrique: Një ditë do të më pëlqente të rikthehesha në Barcelonë

22 mars 2024 | 13:55

Luis Enrique aktualisht është trajner i PSG-së, derisa ka folur për Kylian Mbappe, por dhe për mundësinë e një rikthimi të tij në krye të Barcelonës.

Enrique e ka pranuar se dëshira e tij është që një ditë të rikthehet sërish në Barcelonë.

“Nuk di asgjë për Mbappe, vetëm ai e di se çfarë do të bëjë. A do të rikthehem një ditë te Barcelona? Sot për sot jam i përfshirë totalisht te PSG, vijoj të mësoj frëngjisht, shpresoj që shpejt ta flas. Kam pasur kontakte me dy klube angleze përpara se të vija te PSG, zgjodha të transferohem në Paris. Pastaj, sa për Barcelonën, nuk është një sekret, unë e kam thënë gjithnjë që një ditë do të më pëlqente të rikthehesha. Është shumë e vështirë në fakt që rrugët tona të bashkohen sërish”, ka thënë Enrique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se pret…