Enrique zbulon se a do të paraqitet Ramosi kundër Kosovës

31 mars 2021 | 12:44

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është pyetur nëse qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramosi do të paraqitet ndaj Kosovës.

“Sergio Ramos luajti 45 minuta në ndeshjen e parë, ai nuk luajti në ndeshjen e dytë, a pësoi përkeqësim ai? Ju shqetëson spekulimi? Sergio është në gjendje të mirë dhe në dispozicion të trajnerit. Vendimin ua them lojtarëve së pari dhe pastaj do ta bëjmë publik”, ka thënë Enrique.

Në stadiumin e Sevillas, “La Curteja”, do të zhvillohet nesër ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është rifilluar…