Entuziazëm në Loxhë dhe Raushiq, 22-shi i AAK-së, Labinot Panxha falënderon qytetarët për pritjen

01 qershor 2026 | 23:05

Në Loxhë dhe Raushiq të Pejës, kandidati për deputet i AAK-së, Labinot Panxha, ka zhvilluar takime me banorë të zonës, ku është pritur nga qytetarë që, sipas tij, e duan dhe e mbështesin atdheun e tyre.

Ai ka theksuar se prezenca dhe përkrahja e qytetarëve në këto takime i japin siguri në rrugëtimin politik drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe me mirëqenie më të përballueshme për qytetarët.

Në aktivitet është përmendur edhe mbështetja për drejtuesit e AAK-së, përfshirë kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, të cilët janë përfshirë në mesazhet e mobilizimit elektoral.

“Sot në BT-Loxhë dhe BT-Raushiq, u pritem nga burra dhe gra që e duan atdheun e tyre. Prezenca e tyre na jep siguri në rrugëtimin tonë drejtë një Kosove të sigurtë, të zhvilluar dhe më mirëqenje të përballueshme për qytëtarin”, ka shkruar Panxha në ‘Facebook’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se partia e…