Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së (Foto)

15 mars 2018 | 16:04

Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Ceremonia ka filluar me parakalimin e flamurtarëve dhe intonimin e himnit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Pas leximit të dekretit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për emërimin e gjeneralbrigade Enver Cikaqi, komandant i Komandës së Forcave Tokësore dhe zëvendëskomandant të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar ceremonia e ndërrimit të Komandës së Forcave Tokësore nga gjeneralmajor Gëzim Hazrolli tek gjeneralbrigade Enver Cikaqi.

Zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani, pasi ka falënderuar gjeneralmajor Gëzim Hazrollin dhe gjeneralbrigade Enver Cikaqin për angazhimin profesional në kryerje të detyrës në shërbim të atdheut, ka thënë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit e ka dominuar plotësisht ndeshjen e radhës…