Enver Hasani: Presidenti i shtetit nuk është noter siç thoshte Kurti

07 prill 2021 | 21:18

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur rreth kompetencave që i ka presidentja e zgjedhur e vendit, Vjosa Osmani.

Hasani në Pressing të T7 tha se presidenti nuk është noter siç kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti.

“Personi i presidentës nuk duhet me qenë jurist kushedi sa për me i kuptu gjërat themelore që lidhen me funksionin pozitën kushtetuese të shefit të shtetit te ne. Nuk shoh hapsirë për me lujt protagonizëm presidentja e shtetit”, tha Hasani.

Tutje ai tha se presidenti ka përparësi ndaj të gjithë zyrtarëve të tjerë përfshirë kryeministrin dhe ministrin e jashtëm.
Reklamë

“Nuk është noter, është pozitë dinjitoze, është zyrtari më I lartë në shtet, ku të del jashtë ka priviligjet të rangut më të madh, ka përparsi ndaj zyrtarëve të tjerë, kryeministrit dhe ministrit të jashtëm. Është e drejtë zakonore ndërkombëtare”, shtoi Hasani./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar pesë muaj prej kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli,…