Enver Hasani tregon çfarë do të ndodhë pas rrëzimit të qeverisë

25 mars 2020 | 09:02

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur se çfarë ndodh nëse kalon mocioni i LDK-së kundër qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Hasani ka theksuar se nëse rrëzohet qeveria, presidenti ia kërkon Lëvizjes Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për kryeministër brenda 15 ditësh. Nëse LV-së nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të tretë. Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe ai kandidat i cili i ka edhe votat në Kuvend.

Nëse dështon edhe kandidati tjetër, sipas Hasanit, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, për shkuarjen në zgjedhje duhet të ketë edhe vullnet të partive politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka thënë se opsion do të ishte edhe një qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Hasani është shprehur kundër idesë për shkëmbimin e territoreve, kurse ka kërkuar transparencë në këtë proces.

Sot, me fillim nga ora 11:00, pritet të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën do të diskutohet dhe pastaj, po qe se ka vota të mjaftueshme, të votohet mocioni i iniciuar nga LDK-ja për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave dhe të të infektuarve nga COVID 19…