
Enver Hoxhaj: Kola do të mbahet në mend për urtësinë e tij dhe vendosmërinë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë të dielën në moshën 73-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Kolë Berishës.
Hoxhaj ka theksuar se Berisha ka dhënë një kontribut të çmuar në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Me Kolën kemi punuar në përiudha të ndryshme në Prishtinë dhe gjatë definimit të statusit të Kosovës në Vjenë”, ka shkruar Hoxhaj.
Shkrimi i plotë i Hoxhajt:
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e
ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kolë Berisha.
Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Me Kolën kemi punuar në përiudha të ndryshme në Prishtinë dhe gjatë definimit të statusit të Kosovës në Vjenë.
Kola do të mbahet në mend për urtësinë e tij dhe vendosmërinë.
Ngushëllime familjes dhe miqve!