Enver Hoxhaj ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Shëngjin, ku dy të rinj nga Kosova humbën jetën në det.
Përmes një mesazhi publik, ai u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave, ndërsa të lënduarve u uroi shërim të shpejtë dhe të plotë.
“Një tragjedi e rëndë në Shëngjin ka marrë jetën e dy të rinjve nga Kosova. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uroj rikuperim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka deklaruar Hoxhaj.
Ai theksoi se në këto çaste të vështira, solidariteti dhe mbështetja ndaj familjeve që po përjetojnë këtë humbje të madhe janë të domosdoshme.
Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi në plazhin e Shëngjinit, ku disa të rinj nga Kosova u përfshinë nga dallgët e fuqishme teksa po laheshin në det.