‘Epoka’ e Neuerit drejt fundit, Bayerni interesohet për portierin e Milanit

20 mars 2024 | 11:54

Prej kohësh në mediet italiane dhe në ato gjermane po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munchenit me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesligës që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve të Munchenit, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj është në “radarin”…