“Epoka e re” – “Kallxo.com” hap javën e dhjetë në Media Ligë

16 nëntor 2018 | 08:14

Java e dhjetë e Media Ligës fillon me ndeshjen “Epoka e re”-“Kallxo.com”, e cila zhvillohet nga ora 10:00.

Ekipi i “Epokës…” llogaritet favorit edhe në këtë ndeshje, pasi synimi i saj është ruajtja e pozitës së parë edhe pas xhiros së dhjetë, kurse “Kallxo.com” do të përpiqet t’ia shkaktojë humbjen e parë ekipit lider të kësaj lige.

Ndeshje interesante do të zhvillohet në mes të “Telegrafi”-t dhe ekipit të dytë në tabelë, “Klan Kosovës”, kurse edhe përballja e “Infokus”-it dhe “Lajmi.net”-it vlerësohet derbi i radhës. “Media Works”-i luan ndaj “RTK”-së, kurse “InfoKosova & PrishtinaPost” përballet me “Gazetën Metro”.

“Gazeta Zëri”, që ka filluar t’i radhisë fitoret, do të luajë kundër “RTV Dukagjini”-it. “KosovaPress” ka punë më të lehtë ndaj “D+”, kurse përballja tjetër është në mes të “Ora Infos” dhe “Gazetës Blic”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani,…