“Epoka e re” mposhtë edhe një media tjetër

30 nëntor 2018 | 22:41

Ekipi i gazetës “Epoka e re” nuk ka gabuar as në xhiron e dymbëdhjetë, pasi e mposhti edhe ekipin e “KosovaPress”-it, me rezultat 5-2.

Ndeshja ishte mjaftë interesante, kurse të parët kaluan në epërsi ekipi i “KosovaPress”-it, por me kalimin e minutave “Epoka e re” u rikthye fuqishëm duke e barazuar fillimisht rezultatin, më pas duke shënuar edhe golat e tjerë që në fund i sollën tri pikë të reja.

Nga dymbëdhjetë ndeshjet e zhvilluara, “Epoka e re” ka regjistruar dhjetë fitore dhe dy barazime, kurse është në vend të parë me 32 pikë, pesë pikë para “Gazetës Metro”. Këta të fundit e mposhtën “Telegrafin”, me rezultat 4-3. Ndërsa derbin e kësaj xhiro e ka fituar “Media Works” ndaj “Klan Kosovës”, me rezultat 3-2.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka arrestuar të…