“Epoka e re” për fitore edhe ndaj “Gazetës Metro”

07 dhjetor 2018 | 10:25

Fitorja mbetet synimi i vetëm i lideres në Media Ligë, “Epokës së re”, edhe në ndeshjen e xhiros së trembëdhjetë ndaj “Gazetës Metro”.

Dhjetë fitore dhe dy barazime janë regjistruar deri më tash nga “Epoka e re”, kurse “Gazeta Metro” është e dyta në tabelë, por ka pesë pikë aktualisht më pak se skuadra e parë dhe ka regjistruar deri tash nëntë fitore dhe tri humbje.

Ndeshje tjetër e fortë në këtë xhiro të Media Ligës pritet të jetë përballa në mes të “KosovaPress”-it dhe “Media Works”-it, por edhe përballja tjetër në mes të “Klan Kosovës” dhe “Infokusi”-it. Përballjet e tjera në këtë xhiro janë “Lajmi.net”-“Gazeta Blic”, “Kallxo.com”-“Gazeta Zëri”, “D+”-“Telegrafi”, “RTV Dukagjini”-“InfoKosova & PrishtinaPost” dhe “RTK”-“Ora Info”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Korporatën Energjetike…