‘Epopeja e UÇK’-së, Shala: Krenarë që ishim bashkëluftëtarë të Adem Jasharit

05 mars 2024 | 16:00

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar komandantin Adem Jashari dhe familjen Jashari me rastin e 26-vjetorit të “Epopesë së UÇK”-së.

Shala ka thënë se është krenar që ka qenë bashkëluftëtar i komandantit Adem Jashari.

“Nderimi dhe përkujtimi për këtë ngjarje historike do të mbetet i pavdekshëm. Ditët e qëndresës dhe rënies heroike 5, 6 dhe 7 marsi, na bëjnë krenarë dhe të nderuar që ishim bashkatdhetarë dhe bashkëluftëtarë të komandantit legjendar dhe familjes së tij. Heroizmi i Adem Jasharit dhe sakrifica sublime e familjes Jashari, do të mbesin të ngulitura përherë në ndjenjat tona, duke i dhënë pavdekësinë e përjetshme, në përmasa që nuk ka njohur historia e njerëzimit. Nderim dhe përkulje para veprës së tyre sot e përgjithmonë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesjava sjell ndeshje interesante në javën e 23-të të Prince…