Era e fuqishme, hoqi kulmin e muzeut në Malishevë

30 nëntor 2017 | 13:26

Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme.

 

Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e hequr komplet kulmin e ndërtesës. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut. “Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna. Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet”, është thënë në njoftimin e Komunës së Malishevës.
Ndërsa Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, u ka bërë thirrje të gjitha drejtorive të shkollave të kësaj komune që të kenë kujdes të shtuar në raport me nxënësit, pasi erërat e forta, mund të shkaktojnë dëme, në veçanti të kulmeve. E njëjta thirrje vlen edhe për të gjitha institucionet tjera dhe për qytetarët, që mundësisht të mos lëvizin përreth ndërtesave.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse kishte premtuar liberalizimin e vizave para se të vijë…