Era istrefi paralajmëron hitin e radhës

07 korrik 11:59

Era Istrefi është një ndër personazhet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Në pak kohë në tregun muzikor, Era arriti të bëhej një ndër artistet më të suksesshme, fama e së cilës tejkalon dhe kufijtë. “BonBon”, ishte projekti që pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe që i hapi dyert e tregut ndërkombëtar.

Që prej atëherë, Era ka ardhur me një sërë bashkëpunimesh me artistë të njohur të huaj. Së fundmi, këngëtarja ka bërë me dije se po përgatiti hitin e radhës që pritet të dalë në treg së shpejti. Ajo ka postuar një video në Instastory, ku ndodhet në një studio muzikore, por duke mos dhënë detaje nëse do të vijë solo apo me një bashkëpunim.

View this post on Instagram

Birthday girl 🎈❣️🦀🇦🇱

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Dy ditë më parë, këngëtarja festoi ditëlindjen. Ajo ka ndarë disa foto në Instagram nga momentet më të bukura, por ajo çfarë bie në sy, është se këngëtarja ka pozuar pranë një Lamborghini. Megjithatë, nuk dihet nëse këngëtarja thjesht ka pozuar pranë makinës së shtrenjtë, apo është pjesë e klipit të këngës së re, apo ndoshta ka vendosur t’i bëjë vetes dhuratë për ditëlindje një makinë të tillë.

Përpos kësaj, Era si gjithmonë shfaqet e kuruar deri në detaj dhe me një stil krejt të veçantë, teksa pozon e veshur me një kostum të kuq, dhe duket mjaft joshëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E shtuna ishte një mbrëmje e tmerrshme për Franck Ribery.…