Era Istrefi pozon me një tufë parash në SnapChat

09 prill 2021 | 16:32

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Por ajo po tregohet herë pas here aktive në rrjetete sociale, duke ndarë me fansat ndonjë fotografi apo video nga jeta e saj e përditshme.

Ndryshe nga herët e zakonshme, Istrefi u lajmërua së fundmi në SnapChat – rrjet social ky në të cilin ajo zakonisht poston më rrallë.

Era publikoi për fansat një fotografi nga vetura e saj nën filtrat bardhë e zi, ku në duar mbante një të parash.

Nuk dihet nëse kjo fotografi është improvizim i ndonjë skene nga xhirimet e ndonjë projekti të ri, megjithatë kjo paraqitje e saj i ka befasuar ndjekësit e këngëtares.

Era përndryshe që nga koha e pandemisë nuk ka qenë shumë aktive në muzikë – ndikuar edhe nga situata që përshkroi estradën me përhapjen e virusit famëkeq. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virgil van Dijk është i bindur se do të rikthehet…