Rikthehem edhe më i fort

09 prill 2021 | 16:31

Virgil van Dijk është i bindur se do të rikthehet edhe më i forti në sezonin e ri. Mbrojtësi holandez i Liverpoolit, është duke u rikuperuar pas një lëndimi të pësuar në gju.

Van Dijk u lëndua në muajin tetor të vitit të shkuar dhe nuk do të mund të paraqitet në asnjë takim në këtë edicion.

“Padyshim nuk është e lehtë të rikthehesh nga një lëndim i tillë. Jam duke punuar intensivisht dhe besoj se do të rikthehem edhe më i fort. Nuk jemi duke u ngutur momentalisht gjithçka është duke shkuar mirë”, u shpreh Van Dijk.

29-vjeçari këtë edicion me kampionin anglez ka zhvilluar vetëm tetë ndeshje duke shënuar edhe një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka thënë se nuk duhet të…