Era Shatri, MVP e javës së pestë

14 nëntor 2022 | 17:05

Në javën e pestë të Superligës së Femrave skuadrat favorite shënuan fitore.

Prishtina mundi United Basketball në udhëtim për të vazhduar serinë pozitive, ndërsa te kryeqytetaset u dalluan Era Shatri, Sarah Mgbeike dhe Agnesa Rrahmani. Shatri e mbylli ndeshjen me 17 pikë, pesë kërcime e katër asistime. Mgbeike kontribuoi me dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e dhjetë kërcime, si dhe pesë asistime, kurse Rrahmani me 16 pikë, tetë kërcime e katër asistime.

Penza e mundi Trepçën me 20 pikë dallim, kurse më e mira në parket ishte amerikania Antoinette Thompson me 29 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.

Fitore të lehtë dhe të thellë shënoi Bashkimi ndaj Vëllaznimit, ndërsa efektshmërinë më të lartë e kishte Aulona Muhadri me 24 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime.

Top pesëshja

Era Shatri (Prishtina) 17 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Sarah Mgbeike (Prishtina) 13 pikë, 10 kërcime, 5 asistime
Agnesa Rrahmani (Prishtina) 16 pikë, 8 kërcime, 4 asistime
Antoinette Thompson (Penza) 29 pikë, 8 kërcime, 2 asistime
Aulona Muhadri (Bashkimi) 24 pikë, 14 kërcime, 4 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësja e  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka…