Erdhi nga Austria për pushime në Kosovë, zhduket mërgimtari nga Kaçaniku

05 shtator 2021 | 09:08

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje të një personi nga fshati Vatë e Kaçanikut.

Personi i zhdukur jeton në Austri dhe i njëjti ka qenë në Kosovë për pushime. Ai ka dalë nga shtëpia më 1 shtator dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25-vjeçarja nga Kalifornia, Nasria, shkoi në kryeqytetin afgan në qershor…