Erdogan e thërret në telefon Thaçin, ia uron Kurban Bajramin

03 gusht 2020 | 11:24

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ia ka uruar përmes telefonit festën e Kurban Bajramit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq, raporton “CNN Turk”.

Gjatë bisedave ku liderët uruan Bajramin u theksua vendosmëria e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e bashkëpunimit për çështjet rajonale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose ka disa ditë që është duke shijuar pushimet…