Erdogan i kërkon Izraelit të ndalë sulmet në Gazë

28 tetor 2023 | 16:04

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i bëri thirrje Izraelit që “menjëherë të ndalë këtë çmenduri” dhe t’i japë fund sulmeve ndaj caqeve në Gazë, pasi forcat izraelite intensifikuan sulmet ajrore, detare dhe tokësore në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi.

“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare”, shkroi Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.

“Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e tij”.

Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.

Mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë sulmeve hakmarrëse të Izraelit, përfshirë edhe afër 3.000 fëmijë, sipas autoriteteve në Gazë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bratislavë të Sllovakisë, po zhvillohet takimi i Mbledhjes se…