Erdogan: Turqia do të lehtësojë kufizimet kundër koronavirusit

29 maj 2020 | 12:29

Presidenti turk tRexhep Tayyip Erdogan ka deklaruar se të hënën Turqia do të rihapë kafenetë, restorantet, parqet dhe vendet e tjera publike, të mbyllura, që nga marsi për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

“Do të hiqen kufizimet e hyrjes dhe daljes për 15 provinca dhe qytete, duke përfshirë kryeqytetin Ankara dhe qendrën financiare Stambollin”, ka deklaruar Erdogan.

“Palestrat, pishinat, kopshtet dhe muzetë do të mirëpresin përsëri vizitorët”, shtoi Erdogan në një fjalim televiziv drejtuar kombit, pas një takimi të kabinetit.

Megjithatë, baret e shishave dhe klubet e natës do të qëndrojnë të mbyllura.

Erdogan ka treguar se të moshuarit dhe të rinjtë nën moshën 18 do të qëndrojnë nën shtetrrethim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…