Erdogani bën thirrje për raporte më të mira me Kirgizinë

02 shtator 2018 | 10:39

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Kirgizinë gjatë një vizite zyrtare.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin e Kirgizisë Sooronbai Jeenbekov në Bishkek, Erdogan  ka bërë thirrje për më shumë fluturime mes dy vendeve si dhe ndërhyrje të Turqisë në rikonstruktimin e aeroporteve në Kirgizi.

Erdogani ka thënë se nuk ka dashur të kthejë raportet bilaterale pas tentim grusht-shtetit më 2016. Ish presidenti i Kirgizisë Almzabek Atambaev, ka kritikuar veprimet e Turqisë pas dështimit të grusht-shtetit, që përfshiu arrestimin e mijëra njerëzve, në mesin e tyre, zyrtarë, gazetarë dhe mësues të dyshuar për lidhje me Fetullah Gylen.

Erdogani ka kërkuar nga Kirigizia të mbyllë grupet e lidhura me Gylenin, për shkak të kërcënimit të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka bërë me dije se do të ndërprejë…