Erdogani kritikon ShBA-në për furnizimin me armë të Izraelit

18 maj 2021 | 11:38

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan e ka kritikuar ShBA-në për dyfytyrësi.

Erdogani ka deklaruar se shefi i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa flet për armëpushim, firmosi së fundmi një marrëveshje për t’i shitur Izraelit 850 mijë armë të reja.

Sipas tij, këto armë do të përdoren për të vrarë të tjerë të pafajshëm.

“Ju, zoti Bajden, po shkruani historinë me duart e lyera me gjak. Po na detyroni ta themi këtë. Territoret palestineze po mbulohen me përndjekje, vuajtje dhe gjak, si shumë territore që humbën paqen me fundin e osmanëve. Dhe ju po e përkrahni këtë”, ka deklaruar ai.

Izraeli dhe militantët palestinezë vijuan edhe të martën kundërsulmet me raketa, duke rrënuar kilometra të tjerë tunelesh e bunkeresh që shfrytëzoheshin nga grupi militant.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori italian, Nicola Orlando ka reaguar sot pas sekuestrimit të…