Erdogani: Luftëtarët kurdë vazhdojnë të mbeten në kufi

05 nëntor 2019 | 16:17

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që t’i mbajnë premtimet e tyre dhe të sigurojnë që luftëtarët kurdë sirianë tërhiqen nga zonat kufitare me Turqinë.

Erdogani ka thënë të martën se luftëtarët kurdë janë ende të pranishëm në disa zona pranë kufirit.

Ai po ashtu ka thënë se trupat turke janë sulmuar nga ta dhe ka shtuar se Turqia “nuk do të mbetet spektatore e këtyre sulmeve”.

“Këto zona nuk janë pastruar ende nga terroristët”, ka thënë Erdogani anëtarëve të partisë së tij.

Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si terroriste dhe thotë se ato janë të lidhura me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – organizatë e shpallur terroriste, e cila, për dekada të tëra, ka luftuar për autonomi brenda Turqisë.

Erdogani ka këmbëngulur që luftëtarët kurdë sirianë duhet të largohen larg kufirit me Turqinë.

Muajin e kaluar, ushtria e tij ka kryer një fushatë sulmesh kundër kurdëve, e cila ka lënë qindra civilë të vrarë.

Dy marrëveshje armëpushimi, të ndërmjetësuara nga ShBA-ja dhe Rusia, e kanë ndaluar ofensivën e Turqisë, për t’iu dhënë kohë luftëtarëve kurdë që të largohen 30 kilometra larg kufirit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarin…