Erdogani: Më shumë se tetë mijë persona në Turqi u nxorën të gjallë nga rrënojat

14 shkurt 2023 | 12:53

Më shumë se tetëmijë njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat në Turqi. Kështu ka bërë me dije presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha vendet që kanë ofruar mbështetje pas tërmeteve vdekjeprurëse.

Erdogani ka thënë se mbi 81 mijë persona që janë lënduar nga tërmetet janë liruar nga spitalet, raporton agjencia shtetërore “Anadolu”.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë të gjitha vendet mike dhe motra që kanë mbledhur ndihma për kombin tonë ditë e natë, duke mbështetur përpjekjet tona të kërkim-shpëtimit me ekipet e tyre dhe duke mos na harruar në lutjet e tyre”, ka thënë Erdogani.

Ai ka thënë se Turqia nuk do ta harrojë kurrë miqësinë e treguar në këto ditë të errëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Simone Inzaghi ka mbetur i zhgënjyer me rezultatin që…