Erdogani pret shiritin e inaugurimit të lagjes me 522 banesa në Laç

17 janar 2022 | 14:16

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Kjo është vizita e tij e parë për këtë vit jashtë shtetit.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Erdogani do të nënshkruajë shtatë marrëveshje, ndërsa ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çelësave të banesave në Kurbin, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që tronditi vendin.

Mirëseardhjen në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, presidentit turk ia uroi kryeministri Edi Rama. Pas përshëndetjes së rastit, në këmbët e avionit nga ku Erdogan zbriti, u kënduan himnet e dy shteteve.

Më pas, kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan u nisën të vizitonin banesat e rindërtuara në Kurbin, një financim i qeverisë turke.

Presidenti turk në fjalën e tij u shpreh se gëzimi i shqiptarëve është edhe gëzimi i tij, duke shtuar se “vëllai i qëndron pranë vëllait, kur ka nevojë dhe jo kur thirret”.

Për numrin një të Qeverisë shqiptare 17 janari është një ditë e veçantë, pasi sipas tij, Erdogan është një mik i çmuar, jo vetëm i shqiptarëve por edhe i tij.

Rama u kthye pas në kohë, në takimin e parë me presidentin turk, duke deklaruar se dikur ai i kishte thënë se “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Evertonit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit,…