Evertoni planifikon rikthimin e Mourinhos në Premier Ligës   

17 janar 2022 | 14:16

Skuadra e Evertonit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Rafa Benitezin.

Vetëm një fitore nga shtatori i kaluar, vendi i 16-të në renditje dhe përplasjet me tifozët bën që Everton të marri shkarkimin e spanjollit Benitezit pas vetëm gjashtë muajsh në drejtimin e ekipit. Klubi anglez është duke planifikuar rikthimin e trajnerit Jose Mourinho në Premier Ligë.

Tani klubi nga Mersesajd kërkon të rikthejë në Premier Ligë, Jose Mourinhon. Portugezi nuk po kalon momentet më të mira me Romën dhe shpesh është folur për një largim të parakohshëm të tij.

Por marrëveshja me Murinjon duket shumë e vështirë dhe planet e tjera për stolin e Everton janë Paolo Fonseka, Marko Silva, Niko Kovaq dhe Roberto Martinez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Antonela Berisha ka treguar se…