Erdogani u bën thirrje armenëve të dalin kundër qeverisë së tyre: Po ju çojnë në katastrofë

28 shtator 2020 | 11:53

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, të dielën i bëri thirrje popullit armen që ta marrë të ardhmen e vet në dorë duke dalë kundër, siç tha ai, udhëheqësisë që po i çon në katastrofë, pas përleshjes së armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Përderisa i bëj thirrje popullit armen ta marrë në duar të ardhmen e vet kundër udhëheqësisë që po i çon në katastrofë dhe që po i përdorin si kukulla, ne gjithashtu i bëjmë thirrje botës që të qëndrojnë me Azerbajxhanin në betejën e tyre kundër pushtimit dhe mizorisë”, ka shkruar Erdogani në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ai ka thënë se Turqia do të vazhdojë ta rrisë solidaritetin me Azerbajxhanin, shkruan “Reuters”.

Armenia të dielën e shpalli gjendjen e luftës dhe e mobilizoi popullsinë e gjinisë mashkullore pas përleshjeve vdekjeprurëse me vendin fqinj.

Turqia i ka dënuar veprimet e Armenisë, duke i cilësuar ato si provokime kundër Azerbajxhanit.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë një konflikt të pazgjidhur rreth rajonit të kontestuar të Nagorno-Karabakut, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por që është nën kontrollin e armenëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur hollivudiane Gwyneth Paltrow është zhveshur duke dalë…