Erikseni kryen testet mjekësore te Interi

27 janar 2020 | 18:30

Christian Eriksen i ka përfunduar testet mjekësor në qendrën CONI në Milano, ndërsa i ka përshëndetur edhe tifozët e Interit nga dritarja.

Eriksen mbërriti në Milano këtë mëngjes përpara se të shkonte për teste mjekësore me Nerazzurrët,  pasi Interi ra dakord të paguante 20 milionë euro te Tottenhami. Ai i ka kryer testet mjekësore dhe ka mbetur vetëm njoftimi zyrtar.

Eriksen u përshëndet nga rreth 100 tifozë të Interit, pasi e kreu testet mjekësore. Ai mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e radhës në Serie A të Interit kundër Udinese të dielën, pasi shumë problem që të jetë gati për ndeshjen e mesjavës, ndaj Fiorentinës në Kupën e Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysajt, e ka të…