Erion Veliaj i uron ditëlindjen ish-presidentit Thaçi: Luftëtar i lirisë dhe i përparimit të Kosovës

24 prill 2024 | 10:38

Ditën e sotme ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një urim i veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një fotografie që postoi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Thaçi është luftëtari për lirinë dhe përparimin e Kosovës.

“Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi, Presidentit dhe luftëtarit për lirinë dhe përparimin e Kosovës”, shkruan Veliaj.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj e ka vizituar Thaçin edhe në burgun e Hagës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Majlinda Sinani Lulaj Secila formë shprehjeje artistike është një xham…