Ermal Fejzullahu “thumbon” politikanët

27 shkurt 2021 | 00:20

Ermal Fejzullahu është një ndër këngëtarët më të dashur të estradës shqiptare. Prej vitesh në tregun muzikor, Ermal iu ka dhuruar fansave hite të njëpasnjëshme. Së fundmi, këngëtari i hitit “Për një dashuri” ka folur për problemet me të cilat po përballet estrada për shkak të pezullimit të koncerteve prej pandemisë.

Ai iu është përgjigjur interesit të ndjekësve në Instagram, ku njeri prej tyre e ka pyetur se përse nuk ngrihet për të protestuar, pasi politikanët e “harruan” virusin kur kishin fushatë elektorale. “Kur po ish në pyetje pushteti, po u harrojke shëndeti”, është përgjigjur këngëtari, duke thumbuar politikanët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi,…