
Ermal Ramaj nga fshati Shqiponjë iu bashkua Nismës Socialdemokrate
09 shtator 2019
| 20:18
Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se Ermal Ramaj nga fshati Shqiponjë i është bashkuar Nismës.
Hoxha ka thënë se familja Ramaj nga fshati Shqiponjë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit.
“Edhe pas lirisë kjo familje është shembull se vetëm me punë të ndershëm arrihet gjithëçka. Të rinjtë e fshatit Shqiponjë gjithmonë në rrethana vendimtare për vendin ka ditur të rreshtohet në rrugën e drejtë duke dhënë kontributin në të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar kryetari Hoxha.