Zyrtare: Peja rikthehet në Superligë

09 shtator 2019 | 19:27

Klubi i Basketbollit Peja është rikthyer në Superligën e Kosovës.

Ish-kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, kishte paralajmëruar të dielën se Peja do të rikthehet në elitë me vendim të FIBA-s dhe FBK-së, pasi largimi i saj ka qenë humbje e madhe për basketbollin në përgjithësi. Ndërsa FBK-ja të hënën ka konfirmuar se është miratuar vendimi për rikthimin e kësaj skuadre në Superligë.

“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues. Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lorent Selimi është vetëm 12-vjeçar. Ai është me prejardhje nga…