Eros Grezda flet pas tërmetit dhe koronavirusit

24 mars 2020 | 13:03

Në Kroaci situata e koronavirusit nuk është raportuar shumë tragjike. Kjo, nisur edhe nga shtrëngesat jo shumë maksimale të njerëzve për lëvizjen e tyre. Mirëpo, një tërmet 5.3 ballë pak ditë më parë ka shkaktuar panik dhe dëme materiale në Zagreb.

“U trembem por fatmirësisht kaloi pa probleme”, tregon fillimisht Grezda. Shumë prej kuqezinjve, gjenden në qytete të ndryshme të Kroacisë, teksa janë pjesë e rëndësishme e ekipeve të elitës së futbollit kroat. Një prej tyre, Eros Grezda, tregon për “Panorama Sport”, situatën prej Koronavirusit, ndalesën e futbollit dhe si po ja bën pa stërvitje me ekipin. Sulmuesi anësor i Kombëtares tregon edhe “manovrën” që ka bërë për të mos qëndruar pa stërvitje në shtëpi.

Eros si je? Si është situata në Kroaci sa i përket koronavirusit?
Jam mirë, por pa futboll dhe jetën normale me stërvitje e me lojëra në fundjavë. Si vendet e tjera në Evropë, edhe në Kroaci është ndërmarrë vendimi që të ndërpritet kampionati, sa i përket anës sportive. Ndërsa njerëzit kanë marrë thirrje të vazhdueshme që të qëndrojnë në shtëpi, më përjashtim të daljeve kur kanë nevoja për të blerë gjëra të domosdoshme për jetesën e tyre. Nuk sheh njerëz në rrugë. As makina. Është gjendje shumë serioze. Shpresoj që të kalojë sa më shpejt që t’i rikthehemi normalitetit.

Si ja bën një futbollist pa stërvitje në këtë periudhë?
Nuk di çfarë të them. Me sa kam kërkuar dhe parë, nuk di të ketë qenë ndonjë futbollist apo vetë futbolli në pauza të tilla siç po ndodh këtë herë. Mirëpo duhet të përshtatemi tashmë me kushtet. Secili jen mënyra personale për të punuar në kushte shtëpie.

A lejohet që të vraponi në parqe pranë shtëpisë apo zona stërvitjeje?
Jo dhe kjo është diçka e keqe të them të drejtën. Ndaj nuk mbetet gjë tjetër veçse secili të krijojë një program personal për t’u stërvitur në mënyrë individuale.

Ju personalisht, si e keni zgjidhur aspektin e stërvitjes? Çfarë ushtrimesh kryeni?
Të them të drejtën, personalisht kam pothuajse të gjitha pajisjet dhe kushtet për stërvitjet në shtëpi, sepse i kisha marrë kohë më parë të gjitha pajisjet. Ndaj mund të vrapoj dhe t’i bëj të gjitha ushtrimet. Më mungon vetëm një fushë dhe që të luaj futboll (qesh…).

Eros Grezda

Mesazhi sensibilizues i futbollistit të Kombëtares, Eros Grezda, i cili është pjesë e Osijekut në Kroaci…

Gepostet von Panorama Sport am Dienstag, 24. März 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vigan Qorrolli 1. Qytetarët e Kosovës nuk mund të presin…