Eros Grezda flet për lidhjen me Oriola Marashin: Më ka bezdisur…

18 shkurt 2022 | 11:23

Futbollisti Eros Grezda ka folur për marrëdhënien e tij të dikurshme me modelen Oriola Marashi.

Në kohën kur ishin bashkë dyshja komentohej gjerësisht në mediat rozë, ndërsa sot kur rrugët e tyre janë ndarë, Eros deklaron se kjo gjë në atë periudhë e ka bezdisur shumë.

Ndër të tjera Eros ka deklaruar se është ende beqar dhe i fokusuar tek karriera.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private,” tha Grezda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje 38 persona…