Ervina Halili promovon në Tiranë romanin ‘Mali i qumështit’
11 nëntor 2025
| 08:06
Autorja Ervina Halili do ta promovojë librin me titull “Mali i qumështit” të premten, më 14 nëntor, në orën 12:00, në Panairin e Librit, te stenda e “Onufri”-t, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Në këtë aktivitet autorja do të zhvillojë një bisedë me Andreas Dushin, ku do të flitet për rrëfimin poetik dhe tematikat që trajton romani.
Romani “Mali i qumështit” është një rrëfim me kujtime nga ngjarje të vërteta nga jeta jashtëletrare.
Ervina Halili, e lindur në Prishtinë, është një nga zërat më të spikatur letrar të kohës sonë. Vepra e saj pasqyron thellësi emocionale dhe lidhje unike me historinë dhe shoqërinë. Me romanin “Mali i qumështit” ajo sjell një narrativë të re që eksploron tema si kujtesa, identiteti dhe rrëfimi vizual.



