Erzen Rrustemi e mbron titullin e botës

03 mars 2018 | 22:32

Kampioni i botës në pesha të rënda (WBF), Erzen Rrustemi sonte në Karsluhe të Gjermanisë me sukses e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës në pesha të rënda (WBF), ndaj Juan Pedro Gugli Elmetti.

Në raundin e parë Rrustemi dhe Juan Pedros janë treguar të vëmendshëm, kurse në raundin e dytë ishte shqiptari që e pati iniciativën dhe e hodhi dy herë kundërshtarin në dysheme. Pas kësaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen dhe e shpalli fitues Erzen Rrustemin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka garantuar se…